Përfaqësuesi i Bundestagut gjerman për Ballkanin largohet përkohësisht nga politika, njoftoi se ka kancer
03 maj 2024
| 14:15
Adis Ahmetoviq, deputet i Bundestagut nga Hanoveri dhe i dërguar për Ballkanin Perëndimor, kreu i komitetit kryesor të SPD dhe shpresa e ardhshme e partisë, po tërhiqet përkohësisht nga politika aktive.
30-vjeçari ka thënë se është diagnostikuar me kancer dhe se do t’i nënshtrohej trajtimit të duhur dhe do t’i rikthehej punës politike pas shërimit, transmeton “Politicki.ba”.
Ahmetoviq konsiderohet si një talent i madh në politikë. Ai punon në Komisionin e Punëve të Jashtme të Bundestagut.