Përfaqësuesi i Francës në KS të OKB-së takon presidenten Osmani

15 tetor 2021 | 12:10

Ambasadori dhe përfaqësuesi i Francës në Këshill të Sigurimit, Nicolas de Riviere, ka takuar dje në Nju Jork presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.

Lidhur me takimin ka njoftuar vetë Riviere, duke treguar se kanë biseduar për punën e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Diplomati francez ka thënë se Franca mbështet negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizim të raporteve në mes të dy shteteve.

“Takim i shkëlqyeshëm me presidenten Vjosa Osmani sot. Franca mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, ka shkruar Riviere.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Nju Jorkut ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, kohëve të fundit…