Përfaqësuesi i Lartë i BE-së: Marrëveshjen e bëjnë kosovarët bashkë me serbët, jo ne

31 janar 2020 | 20:38

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja do ta lehtësojë dialogun Kosovë-Serbi, por nuk do të ndikojë për ndonjë formë marrëveshje.

Ai ka folur kështu në një intervistë për RTK-në.

“Marrëveshja do të jetë ajo që kosovarët dhe serbët do ta bëjnë. BE-ja është aty për të lehtësuar. Nuk mund të spekuloj se cila do të jetë marrëveshja, sepse do të varet nga palët është shprehur ai.

“Duhet rifilluar dialogu. Pa një marrëveshje është vështirë t’u ofrohet perspektivë të dyja vendeve. Po presim që Kosova të ketë qeveri të re, sapo të keni një qeveri të re ne do të përpiqemi të facilitojmë dialogun. Shpresoj që të dyja palët do të kenë vullnetin për t’u angazhuar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në stacionin policor në Karposh është paraqitur se në banesën…