Përfaqësuesi i OBSh-së i çon fjalë Italisë: Sërish në vjeshtë do të goditesh nga “Korona”

18 prill 2020 | 09:07

“Një valë e dytë e epidemisë së koronavirusit në vjeshtë, më shumë sesa një hipotezë është një siguri”, ka deklaruar Walter Ricciardi, përfaqësues italian në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Derisa të mos të kemi një vaksinë do të ketë valë të tjera ose, shpresojmë, vatra të vogla të tjera epidemike. Për këtë, është shumë e rëndësishme të mos përshpejtohet me hapjen e qyteteve. Në rast të kundërt, valën e dytë rrezikojmë ta kemi para verës.

Zgjedhjet e rrezikshme të disa liderëve politikë botërore”, vijon Ricciardi, “do të ndikojnë mbi popujt e tyre. Nëse ka pasur shumë viktima krahasuar me të tjerët është sepse vendimet janë marrë ose vonë ose në mënyrë të gabuar”.

Shembulli më i qartë është Britania dhe SHBA-ja, ku qeveritë nuk i kanë dëgjuar këshillat e shkencëtarëve dhe kanë reaguar në mënyrë ekstremisht të vonë.

“Por, në vende si Koreja e Jugut, Finlanda dhe Gjermania, ku ka një linjë komandimi unik dhe një raport i drejtë mes politikës dhe institucioneve mirëfunksionuese, gjërat shkojnë më mirë”, tha Ricciardi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka miratuar fonde…