Përfaqësuesit e bizneseve të gastronomisë takohen me kryetarin Bahtiri, thonë se nuk do ta zbatojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e orarit
Vendimi i fundit të Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti për kufizimin e orarit të punës së restoranteve dhe kafiterive, ka ngjallur reagime të shumta nga këto biznese.
Përfaqësuesit e shoqatave të gastronomisë në gjithë Kosovën e kanë kundërshtuar këtë vendim, duke thënë se është e papranueshme që të mos punohet nga ora 21:00.
Reagime të tilla kanë bërë edhe përfaqësuesit e bizneseve të gastronomisë në Mitrovicë, të cilët pas takimit të djeshëm edhe sot janë takuar me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Veriu.info mëson se përfaqësuesit e bizneseve të gastronomisë i kanë bërë të ditur kryetarit Bahtiri se nuk do ta zbatojnë vendimin e Qeverisë për kufizim të orarit të punës.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se sot në ora 15:00 përfaqësuesit e këtyre bizneseve do të mbajnë konferencë për media në oborrin e komunës, ku atyre do t’iu bashkëngjitet edhe kryetari Agim Bahtiri