Përfaqësuesit e KF 2 Korriku u priten nga Ademi

09 gusht 2023 | 13:51

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e të gjitha gjeneratave të klubit KF 2 Korriku. Në këtë takim u bisedua rreth zhvillimit të këtij klubi në të gjitha kategoritë si dhe për përgatitjet për sezonin e ri të garave në Ligën e Parë për edicionin 2023/2024.

Përfaqësuesit e KF 2 Korriku falënderuan kreun e FFK-së për pritjen dhe e njoftuan me ecurinë e punimeve që po bëjnë në përmirësimin e infrastrukturës dhe të gjitha kushteve, me synimin që nga Liga e Parë të kalojnë sa më shpejtë në Superligë, por duke mos lënë anash as punën me të gjitha gjeneratat tjera dhe ekipin e femrave, me të cilin shpresojnë të kualifikohen ne garat evropiane. Ata theksuan se kanë punuar edhe në krijimin e strategjisë për ekipin e femrave. Drejtuesit e këtij klubi shprehën interesimin për bashkëpunim në evitimin e problemeve për financim dhe mundësitë e shfrytëzimit të ligjit të sponsorizimit.

Kryetari Ademi ofroi mbështetjen e tij dhe i dëshiroi suksese në sezonin e ri të kampionatit në Ligën e Parë, duke uruar që këtë vit të mos shfaqen probleme sikurse në edicionin e kaluar. Ai shprehu shpresën që KF 2 Korriku të prodhojë sa më shumë talente, të cilët në të ardhmen mund të bëhen edhe pjesë e Përfaqësues së Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e 154-të,…