Përfaqësuesit e kompanisë turke ‘E-kent’ në Kosovë për digjitalizimin e sistemit të biletarisë
24 shkurt 2022
| 15:58
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi me bashkëpunëtor ka zhvilluar të enjten takim me përfaqësuesit e kompanisë turke “E-kent”, Atil Aykar dhe Ozgur Çelikoglu.
Kjo kompani është lidere në sistemin e biletarisë dhe mirëmban sistemin e ndeshjeve të Superligës turke në futboll dhe basketboll.
Në fakt, FFK-ja në kuadër të strategjisë së digjitalizimit është duke e zhvilluar sistemin e biletarisë me këtë kompani për ndeshjet e BKT Superligës, projekt ky i sponsorizuar nga BKT. Përfaqësuesit e kompanisë turke po qëndrojnë në Kosovë për ta kryer fazën e fizibilitetit të stadiumeve.