Përfaqësuesit e komunës së Mitrovicës bëjnë homazhe për nënkolonel Baki Ejupi
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari, Faruk Mujka, dhe drejtorët komunal, kanë bërë homazhe tek kazerma e FSK-së “Minatori”, në shenjë nderimi me rastin e vdekjes së nënkolonelit Baki Ejupi, i cili të martën ka ndërruar jetë nga një sulm kardiak.
Në kazermën e FSK-së “Minatori”, homazhet janë bërë me nderime të larta ushtarake, në praninë e një numri të madh të përfaqësuesve institucional, qytetarë të shumtë, si dhe miq e familjarë.
Me këtë rast kryetari Bahtiri, ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta, për familjarët dhe bashkë ushtarakët e nënkolonelit Ejupi, duke vlerësuar atë si shembull i një ushtaraku të zellshëm dhe me plot motiv për punë.
Në fund të homazheve, kryetari Bahtiri së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kanë vendosur edhe kurora me lule, për të përkujtuar figurën e lartë të nënkolonelit, për përkushtimin dhe profesionalizimin e treguar si ushtar lirie.
/Epoka e re/