Përfaqësuesit e LV-së shpallin fitoren në Podujevë
29 nëntor 2020
| 19:49
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dhe Xhelal Sveçla, kanë shpallur fitoren në Podujevë.
“Nuk besuan por pësuan me gjithë asfaltin e natës. Urime fitorja në Podujevë”, ka shkruar Bajqinovci në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.
Edhe Sveçla ka uruar qytetarët për fitore. “Të dashur qytetarë të Podujevës, URIME!”, ka shkruar ai në “Facebook”.