Përfaqësuesit e medieve reagojnë ndaj problemeve në sektorin e tyre
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), mbajti takimin e dytë të përbashkët me disa përfaqësues të sektorit medial, ku u dakorduan për disa pika kyçe të cilat do të kërkojnë të trajtohen më me prioritet.
Problemet e identifikuara u diskutuan me rradhë dhe secili nga të pranishmit dhanë idetë dhe rekomandimet e tyre.
Me fokus në tri pika kyçe, si më të rëndësishmet, të pranishmit theksuan se me unifikim dhe bashkim të të gjithëve së bashku, do të munden që të ndryshojnë çështjet në të mirën e këtij sektori.
Përfqësuesit e medieve u pajtuan që #OAK t’i qojë përpara shumë çështje që janë duke e vështirësuar problemin e të bërit biznes dhe u dakorduan në disa si:
- Ligji mbi sponzorizimet, si një ndër problemet kyçe, ku në këtë ligj përfshihen sporti dhe kultura por jo edhe mediat.
- Ligji mbi të drejtat autoriale,
- Ligji mbi tvsh, ku mediat janë të liruara nga tvsh në shitje, por jo edhe në blerje, andaj kërkojnë që të kenë të drejtë edhe në tvsh të zbritshme gjithashtu e të tjera.
Nga ky takim i dytë, u ra dakord që të mbahen takime me institucionet e vendit, që me anë të mekanizmave konkret të zgjidhen problemet me të cilat ballafaqohen ky sektor.
Në takim morën pjesë:
- RTK , Mentor Shala,
- RTV21, Eugen Saraçini,
- RTV Dukagjini, Arben Ahmeti,
- Rrokum TV , Migjen Kelmendi,
- Periskopi, Ilir Mirena,
- GazetaBlic, Adrian Çollaku,
- Gazeta Fokus, Zekrija Shabani, dhe
- KosovaPress.