Përfaqësuesit e Nismës në qeveri në humor të mirë, ecin shesheve të Prishtinës

07 qershor 2020 | 13:18

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. E, pas mbledhjes përfaqësuesit e Nismës në ekzekutiv janë parë duke ecur në sheshin “Nënë Tereza”.

Në bazë të fotos ata shihet se janë në humor të mirë.

Fjala është për zvendëskryeministren e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj, ministrin e Punës dhe Mirëqënies Sociale, Skender Reçica dhe ministrin i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, raporton “Epoka e re”.

Nisma udhëheq me këto dikastere në qeverinë Hoti. Lideri i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka zgjedhur të qëndrojë si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në mbledhjen e…