Përfaqësuesit e Ukrainës dhe të Rusisë takohen sot në Turqi, pjesëmarrës edhe Erdogani
Përfaqësuesit e Ukrainës dhe të Rusisë do të takohen sot për të biseduar për paqe.
Delegacionet kanë arritur në Stamboll të Turqisë. Delegacioni i Ukrainës udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, dhe këshilltari presidencial, Mikhail Podolyak.
Kievi tha se prioritet i tyre është arritja e një armëpushimi.
Takimi sy me sy midis delegacionit ukrainas dhe rus do të zhvillohet në prani të presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Takimi është planifikuar të nisë në orën 10:00 sipas kohës lokale.
Ndërkaq, delegacioni i Rusisë po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO, një çështje që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është i gatshëm të bëjë kompromis.
Çështje të tjera që pritet të diskutohen është fati i dy rajoneve lindore të Ukrainës – Donjeskut dhe Luhanskut – por edhe statusi i Krimesë, gadishull të cilin Moska e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme më 2014./Rel/