Përfaqësuesja A arriti në Alanya të Turqisë

14 shkurt 2023 | 11:05

Vashat e Përfaqësueses A të Kosovës në futboll kanë arritur në Alanya të Turqisë, ku do të marrin pjesë në turneun miqësor “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”, ku pjesëmarrës janë Turqia, Kosova, Estonia, Bullgaria, Honkongu, Jordania, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Afrika e Jugut, Uzbekistani dhe Zambia, të ndara në 3 grupe.

Ekipet janë akomoduar në hotelin “Selene” buzë detit në Alanya. Pasdite “Dardanet” kanë mbajtur një seancë stërvitore në fitnes pak a shumë për të relaksuar punën e muskujve nga udhëtimi. Përfaqësuesja A ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 15 shkurt kundër Estonisë në orën 18:00 sipas kohës lokale apo në 16.30 sipas kohës në Kosovë. Ndërkaq në ballafaqimin e dytë Kosova takohet me Honkongun, ndërsa në ndeshjen e tretë Kosova takohet me Bullgarinë.

 

     

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë është strehuar edhe një gazetare afgane, duke e…