Përfaqësuesja A kërkon fitoren e parë
Përfaqësuesja A e Kosovës në hendboll e ka shumë të vështirë kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2020.
Kosova ka humbur përballjet me Gjermaninë dhe Poloninë, kurse tash do t’i zhvillojë dy ndeshje ndaj Izraelit. Ndeshjen me izraelitët Kosova e zhvillon sot (e mërkurë) nga ora 19:15 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe synim e ka fitoren e parë. Ndeshja e dytë zhvillohet në fundjavë.
“Është ekip i përsosur, i kompletuar dhe luan me një sistem. Shumë pak i devijojnë sistemit të trajnerit, pra janë të disiplinuar dhe serioz. Izraeli në tetor ka befasuar me Poloninë. Ne kemi pasur katër ditë përgatitje në Turqi, luajtëm dy miqësore dhe pata rastin të shoh formën e lojtarëve të mi. Jam shumë i kënaqur me shumicën e lojtarëve që janë të përgatitur mirë”, ka thënë Ramadani.
/Epoka e re/