
Përfaqësuesja e femrave, dy miqësore në Turqi
26 tetor 2018
| 15:09
Krahas aktivitetit të Përfaqësues në konkurrencën e meshkujve edhe Përfaqësuesja A – femrat do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Ukrainës.
Siç bën të ditur Artan Govori, drejtor për marrëdhënie me jashtë dhe i ekipeve përfaqësuese, tashmë ekziston marrëveshja edhe me Federatën e Ukrainës që në Turqi të zhvillohen dy ndeshje dhe atë më 9 dhe 12 nëntor.
Përgatitja për këto ndeshje kanë filluar dhe çdo gjë po shkon sipas programit të paraparë. Kjo është e mirëseardhur për Përfaqësuesen e femrave për të parë formën e futbollisteve sepse nga ndeshjet me Maqedoninë nuk kanë pasur një tjetër grumbullim.