Përfaqësuesja e femrave në futboll, më e mira e vitit 2020
22 shkurt 2021
| 17:25
Për herë të dytë rresht çmimi “Përfaqësuesja e Vitit” në konkurrencën e femrave shkon për Përfaqësuesen e futbollit.
Vashat “dardane” përkundër vështirësive të mëdha në grumbullimin e lojtareve nga diaspora shkaku i pandemisë Covid 19, arritën të shënojnë fitore 2:0 ndaj Estonisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Rezultat pozitiv morën edhe ndaj Turqisë në udhëtim, duke barazuar pa gola, përkundër se luajtën për 60 minuta me një lojtare më pak.