Përfaqësuesja e femrave në Turqi për dy ndeshje miqësore
Përfaqësuesja A e Kosovës në konkurrencën e femrave sot ka udhëtuar drejt Antalyas në Turqi për disa ditë përgatitje.
FFK-ja nëpërmjet agjentit të FIFA-s për ndërmjetësim të ndeshjeve, Kenan Kurtesh njëherësh pronar i Rival Tours, ka aranzhuar edhe dy ndeshje me Kombëtaren A të Ukrainës. Ndeshjet do të zhvillohen më 9 dhe 12 nëntor.
Për përzgjedhësen Afërditë Fazlija kjo përgatitje dhe këto dy ndeshje janë të mirëseardhura për të parë gjendjen dhe formën e futbollisteve, por edhe të skuadrës në përgjithësi. Të kujtojmë se herën e fundit Kosova në fillim të shtatorit pati dy ndeshje me Maqedoninë, ku në ndeshjen e parë luajti baras pa gola dhe në ndeshjen e dytë shënoi fitore me rezultat 2-0.
Lista e futbollisteve
Ilfete Kryeziu, Besarta Leci, Lavdije Behrami, Gjenifer Pjetri, Liridona Syala, Marigonë Tahiri, Edona Kryeziu, Feride Kastrati, Blertë Shala, Qëndresa Bajara, Veronë Berisha, Kaltrinë Biçkaj, Donjetë Haxha, Agnesë Rexha, Anjeza Rexhepi, Valentinë Limani, Leonorë Ejupi, Fjolla Shala, Anita Racaj, Modesta Uka, Aurora Behluli, Flutura Agaj e Besjana Reçica.