Përfaqesuesja e futbollit, më e mira e vitit 2018
01 mars 2019
| 23:04
Përfaqesuesja e futbollit është zgjedhur më e mira e vitit 2018 në ceremoninë e shpalljes së Laureatëve 2018, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Kosova nuk pësoi asnjë humbje gjatë vitit 2018, në nëntë ndeshje të zhvilluara, ndërsa suksesin më të madh e arriti në Ligën e Kombeve, duke kaluar grupin parakualifikues.
Shpërblimin e pranoi, përzgjedhësi, Bernard Challandes.