Përfaqësuesja e Kosovës niset drejt Zvicrës

17 nëntor 2023 | 11:32

Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës është nisur sot (e premte) për në Bazel të Zvicrës për ndeshjen e radhës kualifikuese për “Euro 2024”.

Kosova do të luajë ndaj Zvicrës në ndeshjen e raundit të nëntë të Grupit I në kuadër të kualifikueseve në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Ndeshja mes Dardanëve dhe Helvetikëve është paraparë të zhvillohet të shtunën mbrëma me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “St. Jakob-Park”. Megjithatë, ekipi përfaqësues është nisur sot (e premte) nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

“Dardanët nisen për në Bazel, ku të shtunën do të përballen me Zvicrën në ndeshjen e parafundit të ciklit kualifikues për Euro 2024”, thuhet në shkrimin e videos së postuar. Ndryshe, “Dardanët” gjatë pasdites do ta kryejnë seancën e fundit stërvitore dhe konferencën për shtyp.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në botim të shtëpisë botuese "Olymp" nga Prishtina, këto ditë…