Përfaqësuesja e meshkujve në basketboll, më e mira e vitit 2020

22 shkurt 2021 | 17:31

Basketbollistët e Kosovës për herë të parë fitojnë çmimin “Përfaqësuesja e Vitit” në konkurrencën e meshkujve.

Djelmoshat tanë, të udhëhequr nga Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Erjon Kastrati e Gëzim Morina, ia dolën që gjatë vitit 2020 të shënojnë dy fitore ndaj Islandës dhe Luksemburgut në muajin shkurt, duke e nisur kampanjën parakualifikuese për Kupën e Botës 2023 në mënyrën më të mirë.

Rezultatet e mira nuk arritën t’i vazhdojnë edhe në muajin nëntor në takimet ndaj Sllovakisë e Islandës, në të cilat hendikep i madh ishte mungesa e lojtarëve kyç shkaku i pandemisë Covid-19.

Përfaqësuesja e femrave në futboll, më e mira e vitit 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Italisë në Republikën Demokratike të Kongos u vra…