Përfaqësuesja grumbullohet më 18 shkurt
Përfaqësuesja A e Kosovës në basketboll do të grumbullohet më 18 shkurt në Prishtinë për ndeshjen kundër Rumanisë, që i takon parakualifikimeve për “Eurobasket 2021”.
Dueli, Kosovë-Rumani do të zhvillohet më 24 shkurt 2019 me fillim nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Kosova bën gara në Grupin B dhe në tri duelet e para ka pësuar disfata, dy herë nga Maqedonia dhe një herë nga Rumania, ndërsa e ka edhe një shans në muajin gusht për ta siguruar një vend për në kualifikime për “Eurobasket 2021”.
Pra, Maqedonia i prin grupit me 6 pikë, ku nga tri ndeshje ka po aq fitore, kurse Rumania dhe Kosova i kanë nga tri pikë secila, përderisa rumunët i kanë luajtur dy ndeshje deri më tani, dhe dy të tjerat do ti luajnë në muajin shkurt, së pari kundër Maqedonisë dhe më pas kundër Kosovës. Fituesi i grupit do ta siguroj një vend direkt për në kualifikime për “Eurobasket 2021”.
Raundi shtesë i parakualifikimeve për “Eurobasket 2021” do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht, ndërsa emrat e kundërshtarëve Kosova do t’i mësojë në shkurt pas ndeshjes kundër Rumanisë.
Duhet theksuar se përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq në fillim të muajit shkurt pritet të bëjë publike listën e lojtarëve në të cilët llogaritë për duelin me Rumaninë.