Përfaqësuesja në futsall akomodohet në Bjellorusi, ja orari i ndeshjeve  

29 janar 2019 | 16:54

Përfaqësuesja A në futsall është akomoduar në Bjellorusi, aty ku do t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Ndeshjen e parë të përzgjedhurit e Ramadan Cimilit do ta zhvillojnë të mërkurën në orën 18:30 kundër skuadrës nikoqire të kualifikimeve të Grupit B, Bjellorusisë. Një ditë më pas Kosova do të përballet me Norvegjinë, në orën 17:00, derisa ndeshjen e tretë e zhvillon më 2 shkurt kundër Andorës, në orën 9:15.

Dy skuadrat e para në renditje kalojnë në rrethin e ardhshëm kualifikues. Përfaqësuesja, para udhëtimit në Bjellorusi, ka qenë e grumbulluar në Gjakovë, ku ka stërvitur për një javë rresht në mënyrë që të jetë sa më e përgatitur për këtë cikël kualifikues

Lista e lojtarëve

Alfred Prenqi, Jeton Rukovci, Taulant Rusinovci, Drilon Paçarizi, Arbër Dobroshi, Vahid Krasniqi, Mërgim Dervishaj, Shpend Brahimi, Oso Gjinovci, Bajram Ramadani, Fadil Goli, Dardan Topilla, Nexhip Selimi, Ramadan Alaj.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Diasporës në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Edmond…