Përfaqësuesja nga Serbia, bën shqiponjën në Kosovë
Përfaqësuese të bukurisë nga vende të ndryshme të botës u bënë bashkë në “Be Happy Restaurant” në Fushë Kosovë, për të rrëmbyer çmimin e “Miss Petrol Company”, ceremoni të cilën e ka organizuar kompania “Petrol Company”.
Por, vetëm njëra kishte fatin që ta rrëmbente atë. Ishte Gizem Shahin, bukuroshja nga Turqia ajo e cila u kurorëzua me këtë çmim. Ajo ka thënë se ndihet shumë e lumtur që e fitoi atë.
“Jam me te vërtetë shume e lumtur dhe e emocionuar. Nuk mund t’iu harroj se si më bëtë të ndihem. Unë këtu po ndihem si në shtëpinë time sepse njerëzit këtu e kanë gati të njëjtën kulturë si të vendit tim. Nuk e di çka të shtoj më shumë pos të them se ishte një përvojë e bukur”, deklaroi për RTV “Dukagjinin,” Gizem Shahin.
Ndërkaq, gjermania Cristina Cavas e cila fitoi çmimin ‘Miss be happy’ tregoi për eksperiencën e saj në Kosovë.
“Ndihem shumë e lumtur që fitova këtë çmim. Është hera e parë për mua të jem në Kosovë. Është një vend i mrekullueshëm, njerëzit janë shumë të mirë, të shoqërueshëm ne të sjellshëm”, tha Cristina Cavas.
Ajo që iu la shumë përshtypje pjesëmarrësve të këtij eventi ishte përfaqësuesja nga Serbia, Irina Jovana e cila bëri simbolin e shqiponjës gjatë pasarelës. Sipas saj këtë e ka bërë, për hir të respektit që ka ndaj kosovarëve.
“Nuk e kam aspak problem të bëj shqiponjën. Përderisa jam këtu respektoj njerëzit e këtij vendi dhe e bëj shqiponjën për hir të respektit”, tha serbja Irina Jovana.
Ndërsa çmimi “Miss Friendship” iu nda vajzave nga Kosova, Shqipëria, Rusia dhe Serbia.