Përfaqësuesja vazhdon përgatitjet, ‘dardanet’ të motivuara për ndeshjet në Austri
15 mars 2021
| 12:05
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (femrat) po vazhdon në Istog përgatitjet për ndeshjet e javës së ardhshme në Austri. Selektori Agron Shabani është i kënaqur me punën që po bëhet.
Ai tregon se vajzat janë shumë të motivuara. “Atmosfera është shumë e mirë. Ka kohë që nuk kemi pasur tubime të këtij lloji. Vajzat janë shumë të motivuara. Dita-ditës po kompletohemi, pos Mirela Gjikokajt që vjen direkt në Austri. Kushtet janë fenomenale, ndërsa palestra vetëm për ne dhe shumë afër. Nuk ka si më mirë. Fati ynë i vetëm i keq që na mungojnë lojtare të rëndësishme”, ka thënë Shabani.
Në Austri Kosova do të luajë kundër Austrisë dhe Italisë në kualifikimet për Botëror.
/Epoka e re/