Përfoljet publike (Thashethemet)
Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të Sigurisë
Njeriu ka një dëshirë të jashtëzakonshme për të vërtetën.
E vërteta është detyrim hyjnor.
Thashethemet janë fjalë të pathemelta, të pa baza, të pa argumentuara, zakonisht janë të këqija, për dikë ose për diçka, që pëshpëriten dhe përhapen si rrufeja nga njerëz llafazan e shpirtvegjël (çdo lagje e ka nga një), të cilët përgojojnë të tjerët për t’i njollosur dhe nuk e kanë ndjenjën e përgjegjësis dhe ndërgjegjes për atë veprim të ulët, ushqehen me ato hipokrizi të pavlera.
Të gjithë njerëzit bëjnë thashetheme, sepse në të vërtetë nuk ka njeri që nuk i pëlqen të flas pak për një person tjetër, zakonisht indirekt dhe jo në prezencën e personi të përfolur.
Kuptimi i thjesht i thashethemet është të flasësh për një njeri që nuk është i pranishëm në bisedë, duke hezituar ose frikësuar të ia thuash në fytyrë atëherë shfrytëzon forma të tjera pak sa të liga, dhe bisedën e rregullon sipas interesit personal, sepse personi që po shpif për të nuk është në prezencë dhe ti e krijojn një paragjykim tek tjetri për individin në fjalë.
Thashetheme nuk do thotë vetëm njollosja e tjetrit, ose tregimi qoftë pozitive ose negative i një historie të caktuar, por do të thotë të shpërndash informacion të pasakta, pa verifikuar, d.m.th. duke mos pasur margjinën e saktësisë nga burime të sigurta, dhe pastaj atë informacion e rregullon me finesa të bukura ose të këqija, dikë e dëmton dhe normalisht në fund e dëmton veten zakonisht.
Të tjerët ose e besojnë ose veç se e din se bëhet fjale për një njeri të pa vlere që e ka zakon përfoljen, përgojimin ose thashetheme.
Tek e fundit “Thashethemet janë instinkti njerëzore dhe nuk largohen, prandaj edhe pajtohemi me atë fakt, por të mos jemi si ai lloj njerëzish dhe kjo ka rëndësi jetike.
Qasja kriminalistike:
Në shkencën e kriminalistikës kjo formë e të kuptuarit për veprën penale quhet edhe përcjellje lajmesh(fama est), gjegjësisht shkon lajmi për ndonjë vepër penale, apo për persona të caktuar si kryerësi së asaj vepre, kurse nuk dihet s a është lajmi saktë dhe nga kush ka rrjedhur.
Lajmi i tillë me bartje vazhdimisht transformohet, ndryshohet dhe me kohë me pak ose me tepër, apo edhe plotësisht ndryshohet.
Me fjalë të tjera te organi i represionit arrin krejtësisht i deformuar lajmi i tillë.
Shembull: nëse një grupi studentësh ( Fakt i provuar)-Profesori iu kërkon një detyrë, dhe ajo detyrë është që të lexojnë një titull gazete dhe tre (3) rreshtat e parë të atij titull, të parit u thotë lexoje njëherë mbaje në mend dhe tash dil jashtë, dhe tregoja kolegut student që po presin jashtë sallës, transmetoja pikë për pikë krejt atë çfarë paraprakisht lexove!
Me bindje të plot po ju them që kur vije radhitja e personit të katërt, që duhet ta lexoj atë titull dhe ato tre rreshtat të parë, nuk do t’i ngjasojnë as titullit dhe as përmbajtjes që e kishin për detyrë.
Policia:
Mirëpo, pavarësisht saktësisë apo pasaktësisë së lajmit i cili përhapet përmes thashethemeve, organi përgjegjës për hetim, pra, policia është e obliguar të ndërmarrë masat përkatëse, si në drejtim të zbulimit apo gjetjes së burimit të lajmit ashtu edhe në drejtim të verifikimit të përmbajtës së tij.
Ky lajm për organin përkatës është shenjë për reagim.
Zakonisht është mjaft vështirë të gjendet burimi i thashethemeve publike.
Shpesh fjala është për “dëshmitarët anonim”. Pastaj fjala është për personat që janë përgjegjës, për thashethemet të cilat qarkullojnë, për ndonjë ngjarje krimi apo veprën penale e tillë por për të cilën nuk dihet shkaqet e autoret e mundshëm!
Një kriminalist shumë i njohur në kohën e tij kishte thënë: “thashethemet publike janë sikurse guri i hedhur në ujin e qetë”, guri zhytet, ndërsa është e vështirë të gjendet, apo edhe e pamundur, kurse valët përhapen në formë koncentrike nga vendi ku është hedhur guri në ujin e qetë.
Organi i represionit në rastin e thashethemeve reagon sipas thënies popullore: ”ku ka tym, ka edhe zjarre”. Dhe duke investiguar tejet profesionalisht, vije deri tek zbulimi i rastit.
Tymi sjell zjarrin dhe zjarrin e fikun vetëm profesionistët.
Aktiviteti i vet policisë në këso raste:
Gjatë kryerjes së punëve të veta të caktuara, policia ka detyra shumë të rëndësishme dhe të shumëfishta si në aspektin e preventives, ashtu edhe në atë të represionit të veprave penale, sepse policia me anë të masave represive dhe preventives i kupton shumë vepra të përgatitura dhe të kryera kriminale apo penale.
Kur janë në pyetje masat preventive, këtu para së gjithash mendojmë në të gjitha llojet e informatave për dukurit e ndryshme të rrezikshme për shoqërinë, dhe për pasojat dhe shkaktarët e atyre pasojave, ngjarjeve, etj.
Gjithashtu, këtu bëjnë pjesë edhe masat e mbikëqyrjes dhe të vëzhgimit të punës dhe lëvizjes së personave nga rrethi kriminal si dhe të personave të sjelljes së tillë sociale, pastaj patrullimet e përditshme, aksionet e shpejta të zbulimit, kontrollet rutinore e të planifikuara me plan operativ,
Përveç detyrës preventive, disa nga këto aktivitete të policisë mund të kenë edhe karakterin represiv, prandaj edhe mund t’i quajmë masa preventive-represive.
Ne rastet kur policia gjatë kryerjes së punëve të veta vëren se ka ardhur deri te kryerja e veprës penale, të vrasjes shembull, atëherë me këtë rast në mënyrën sa me të shpejtë e lajmëron qendrën operative e cila do ta koordinoj aktivitetin e sektorëve të tjerë të policisë si dhe vetë atë.
Gënjeshtari dhe krijimi i gënjeshtrës së tij.
Ka njerëz që me raste gënjejnë. Dhe kjo ndodh. Por ka edhe nga ata njerëz që gënjejnë vazhdimisht, çdo ditë dhe për shumë gjëra të rëndësishme dhe të parëndësishme.
Këta quhen gënjeshtarë patologjike ose gënjeshtarë profesionist.
Gënjeshtrat e tyre janë të besueshme dhe kanë elemente të vërteta, prandaj edhe një masë lajthitet si rezultat i kamuflimit të asaj gënjeshtre.
Gënjeshtrat e tyre zgjasin në kohë dhe gënjeshtra patologjike ndodh pa ndonjë arsye të çart dhe nuk duket se i sjell dobi individit, por mund te na sjellë neve dëme, prandaj kujdes!
Ai e krijon gënjeshtrën prej të vërtetës tënde, e sofistikon atë, pastaj i beson asaj gënjeshtre kinse ka qenë ai protagonisti, krijon ngjarjen nga ajo gënjeshtër dhe vepron me të, shpërndan dezinformata tek të tjerët dhe krenohet (krekoset) me të, por zakonisht e shkakton dëmin e madh, prandaj kujdes!
Kujdes nga këta njerëz:
Kujdesi nga lloje të tilla njerëzish duhet të jetë maksimal, toleroje njëherë të gënjej mirëpo një është e sigurtë ai do të gënjej prapë, dhe prej të vërtetës tënde apo të tjerëve do të mundohet të përfitoj ai, sepse ky është edhe qëllimi i tij primar, përfitimi nga të vërtetat e të tjerëve, sepse egoja personale e tij është e sëmurë dhe është patologjike.
Si ti dallojmë:
Mendoj që është edhe fare lehtë të dallohet një personalitet i tillë, sepse nëse je me të, ose edhe në grup(koleg të punës, shoqërie ose figurë publike etj), dikush nga ta(shokët, kolegët ose edhe ti vet) e thotë/thua një të vërtetë, pastaj bëni durim vetëm 15 -20min, do të vërtetohen aty për aty, që gënjeshtari patologjik veç se ka filluar ta tregoj ngjarjen e njëjtë tek të tjerëve, dhe atë ndjenjë që ka përjetuar duke e dëgjuar të vërteten e shokut, kolegut, atë ndjenje e shpërndan te të tjerët, mirëpo ngjarja (gënjeshtra) që ai e shpërndan, më shumë i ngjason ndonjë filmi(aksion, triler apo edhe fantastiko-shkencor) se sa realitet i prekshëm.
Prandaj dalloje dhe distancohu ose pranoje si të tillë, kjo duhet të mbetët te gjithsecili që e lejon një njeri të tillë afër vetes.
Kur ta durosh dhe pranosh gënjeshtrën e gënjeshtarit patologjik atëherë edhe do ti bartësh pasojat vet.
Këshilla e vetme ne këtë aspekt është, mos të lajthitesh në grackën e tij sepse mund te jetë e rrezikshme dhe e pariparueshme.
Trajtimi:
Njerëzit që gënjejnë pareshtur e pa kontroll duhet të kërkojnë ndihmë.
Terapisti:
Do të jetë e vështirë që do të gënjejnë edhe terapistin sepse faktikisht nuk mund ta bëjnë, gënjeshtra e tyre merr fund te terapisti.
Megjithatë nëse zgjedhin mire(vendosmëria e tyre për shërim me moton kthim mbrapa nuk ka) dhe duan vërtetë të jetojnë pjesën e mbetur të jetës pa maska që gënjeshtra i ndërton në trurin e tyre, kanë shpëtim, dhe për çdo gjë ka medikamente, dhe ai duhet të kërkohet vetëm se është e nevojshme vendosmëria për të jetuar me të vërtetën dhe për të vërtetën.
Mediat masive (masë media)
Media po ndikon në shoqërinë në çdo mënyrë të mundshme.
Nga koha kur zgjohemi deri sa të shkojmë në shtrat, jemi të rrethuar nga media të ndryshme!
Mediat janë tejet të rëndësishme për zingjirin shtetëror.
Shfaqjet televizive, radiot, gazeta, mediat sociale (të shumta dhe të panumërta), janë të gjitha pjesë e jetës sonë të përditshme.
Këto janë mjete të cilat përdoren për komunikimin me publikun dhe për komunikim të shpejt dhe informim të publikut.
Jo rrallë personat nga rrethi kriminal, sidomos ai i organizuar i shfrytëzojnë masmediat për dërgimin e porosive të kamufluara në formë të reklamave të ndryshme, ofertave, artikujve, shpalljeve, etj.
Policia moderne dhe shërbimet informative kanë njësi të veçanta apo sektor të specializuar që detyrimisht përcjellin masmediat, dhe kjo është detyrë e tyre.
Shumë herë porosit e krimineleve janë të koduara, prandaj është e nevojshme që të zhvillohet dekodimi i llojit të vet, gjithmonë prej specialistit të fushës.
Kohët e fundit masmediat shfrytëzohen sidomos për kërkimin e personave të zhdukur, tregtimit të drogës, prostitucionit dhe pedofilisë, në mënyrë të veçantë hetohet dhe përcjelljet rrjete sociale të cilat shërbejnë si urë komunikimi mes krimineleve.
Roli i masmediave është esencial dhe është burim shumë i vlefshëm i informacionit, krejt kjo nëse dimë se çka lexojmë dhe kë e lexojmë, të dallohet një media (e shkruar, portal, etj) që është Fake, aty nuk ka dyshime që është e lehtë dhe e thjesht, mirëpo të lexosh atë lajm, prej atij ose këtij portali që nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën, atëherë faji mbetet te ne për humbje kohe dhe mos denoncim të informimit jo të drejt të opinionit publik.
Nga shpërndarja e lajmit të rrem, ndodhin trazira e shkaktohen luftëra civile e trazira ndër etnike, bota sot ecën mbi bazën e informacionit, andaj luftohet kaq shumë dezinformomi si dukuri tejet e brisht.
Zakonisht titujt e tyre janë tituj bombastik (vetëm tituj) d.m.th. tërheqës dhe në substancë çalon nga realiteti, andaj produkte te tilla duhet anashkaluar, bllokuar ose raportuar në organe.
Bllokoi urgjentisht dhe mos harxho kohën tënde të çmuar në gjësende të pa vlerë, sepse me të vërtetë janë te pavlera.
Ne logjikojmë me një mendje të shëndosh dhe krejt çka duhemi të bëjmë në raste të tilla është mos të bij pre e gjerave që na largojnë fokusin nga shkenca, puna, sporti, e shtyllat tjera të rëndësishme në shoqëri.
Jeta është më shumë se kaq, andaj synojmë ta jetojmë bukur dhe drejt, me gjithë sfidat dhe vështirësitë që ne ballafaqohemi në këto kohëra të turbullta, që synojmë të konservojnë mendjet me propaganda e informata të rrejshme, konspiracioni që ushqejmë egot e një grupi të caktuar profiterësh.
Po e përfundoj duke ju inspiruar të lexoni, sepse kështu do bëheni hermetikisht të mbrojtur nga thashethemet e informacionet me tendenca të këqija, njeriu i ngritur është i gatshëm para çdo gracke.
Siguria juaj është çelësi që ju të për formoni mirë, vendosni mburojat me libra e dije.
Nuk është e domosdoshme të jesh profesionist i kriminalistikes, por lexues i rregullt dhe i kurioz, fati juaj përcaktohet nga përvoja juaj e krijuar në praktik dhe teori.
Mitrovicë 18.11.2021