Përforcohen Bashkimi dhe Trepça

07 shkurt 2025 | 12:32

KB Bashkimi ka nënshkruar me basketbollistin Au’Diese Toney. Ky i fundit ka përvojë edhe në një ligë të fortë evropiane dhe Champions League.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se Au’Diese Toney është lojtari më i ri i KB Bashkimi! Në sezonin e fundit, ai ishte pjesë e Kolossos H Hotels Rodou në Greqi (GBL), duke sjellë përvojë të vlefshme nga një ligë e fortë evropiane dhe Champions League”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

Edhe KB Trepça është përforcuar. Klubin mitrovicas ka njoftuar se lojtari më i ri është amerikani Michael Green, të cilin edhe e ka prezantuar të premten në rrjetet sociale. 24-vjeçari Green  luan në pozitën e fundorit dhe vjen nga kampionati i Maqedonisë së Veriut, duke u paraqitur për Tikveshin. Amerikani ishte ndër koshashënuesit më të mirë të ligës me mesatare prej 25,1 pikë për ndeshje, 2,7 kërcime dhe 5,3 asistime për lojë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas,…