Përforcohen Feronikeli dhe Drenica
14 janar 2019
| 10:43
KF Drenica ka bërë transferimin e radhës në afatin kalimtar të janarit. Bëhet fjalë për Atdhe Grajçevcin.
“Mesfushori 20-vjeçar Atdhe Grajçevci është lojtar i Drenicës. Ai ka firmosur kontratë 18 muajshe me klubin.
Grajçevci stinorin e kaluar u paraqit për KEK-un”, ka njoftuar klubi kuqezi nga Skenderaj. Skuadra tjetër nga regjioni i Drenicës, Feronikeli, ka forcuar radhët e veta me lojtarin e Dukagjinit të Klinës, Met Millakun.
/Epoka e re/