Përforcohet Arsenali
29 janar 2020
| 15:59
Arsenali ka zyrtarizuar Pablo Mari si lojtarin e tyre pasi u arrit marrëveshja me Flamengo për mbrojtësin spanjoll.
Mari fluturoi për në Angli së bashku me drejtorin teknik të Arsenalit Edu të shtunën për t’iu nënshtruar testeve mjekësore por u kthye në Brazil të dielën pasi klubet nuk arritën të bien dakord për kushtet e lëvizjes së tij.
Bisedimet kanë vazhduar, megjithatë, pati një përparim brenda natës me Mari që iu dha leja e Flamengo për t’u rikthyer në Londër për të finalizuar kalimin e tij në Emirates.
26-vjeçari është huazuar deri në fund të sezonit, e cila do të përfshijë një mundësi që Arsenali ta blejë gjatë verës.