Përforcohet Drenica
Skuadra e Drenicës e ka realizuar edhe një transferim. Bëhet fjalë për sulmuesin Mohammed Fofana, i cili ishte pjesë e Prishtinës në Superligë.
Klubi kuqezi që këtë edicion po bën gara në Ligën e Parë të Kosovës ka paralajmëruar se deri në mbyllje të afatit kalimtar do të realizohen edhe tri transfero të tjera.
“Qendërsulmuesi Mohammed Fofana është sulmuesi që përforcon skuadrën tonë. 23-vjeçari vjen nga FC Prishtina në formë huazimi deri në përfundim të këtij edicioni. Fofana kishte disa paraqitje me FC Prishtinën në Superligë, kurse nga sot do të vishet ‘kuq e zi’. Ai sot është bashkuar me ekipin duke premtuar së do të jap maksimumin për të ndihmuar ekipin drejt arritjes së objektivave. Drejtuesit e klubit do të vazhdojnë të punojnë për përforcimin e ekipit dhe në vazhdim klubi do të transferoj edhe 2-3 futbollistë deri në mbylljen e afatit kalimtar”, thuhet në njoftimin e Drenicës.