Përforcohet Feronikeli
28 korrik 2020
| 22:33
Feronikeli fillon vazhdën e nënshkrimeve për sezonin e ri.
Gjatë ditës së sotme, mesfushori malazez Marko Miliqkoviq ka nënshkruar kontratë me klubin e Feronikelit, duke u bërë pjesë e familjes gjelbërt e bardhë.
Milickoviq është mesfushor ofanziv tejet i lëvizshëm dhe njihet për precizitetin e lartë në goditjet jashtë zonës. Miliqkoviq është i lindur më 31 mars 1998 dhe ka qenë pjesë e OFK Titograd. Gjithashtu, Marko ka edhe paraqitje internacionale për Malin e Zi.
Mesfushori malazez ka qenë pjesë edhe e Mladost dhe Otrant-Olympic. Nënshkrimi me Milickovic është vetëm fillimi i nënshkrimeve të reja në klub.
Kujtojmë që FC Feronikeli kthehet në stërvitje me 10 gusht, pasi aktualisht skuadra është në pushim.