Përforcohet KB Bashkimi
04 tetor 2022
| 23:42
KB Bashkimi është përforcuar edhe me një tjetër basketbollist të huaj.
Bëhet fjalë për Curtis Jones, i cili tashmë i është bashkuar skuadrës nga “Sezai Surroi”.
Klubi prizrenas njoftoi se basketbollisti, i cili luan në pozitën e fundorit dhe është i gjatë 195 centimetra, do të jetë i gatshëm që nga ndeshja e radhës.
“Mirë së vjen Curtis Jones! Fundori amerikan 1.95cm tashmë i është bashkuar skuadrës dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës”, thuhet në njoftimin e klubit.
Bashkimi, ndeshjen e radhës e luan në udhëtim te Sigal Prishtina. Kjo ndeshje i takon javës së pestë.