
Përforcohet KB Ponte Prizreni
03 dhjetor 2018
| 18:45
KB Ponte Prizreni ka paraqitur për regjistrim lojtarin ndërkombëtar Waller Christopher Doyle nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lojtari lartpërmendur mund të regjistrohet në Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe të paraqitet për KB Ponte Prizreni pas plotësimit të kritereve në bazë të rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve në FBK.