![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/01/Goodsin.jpg)
Përforcohet KB Prishtina
16 janar 2020
| 16:03
Klubi i basketbollit, Prishtina, ka konfirmuar marrëveshjen me fundorin amerikan, Anthony Goods.
Lojtari ishte pjesë e G-League në Amerikë me Santa Cruz Warriors. Aty, sipas Prishtinës, kishte mesatare prej 18 pikësh. Goods ka qenë pjesë edhe e Superligës së Izraelit e karrierë ka pasur edhe në Ukrainë, Poloni e në Francë.