
Përforcohet KB Prishtina
24 shtator 2021
| 16:34
KB Sigal Prishtina është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj.
Klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshje transferimi me Dachon Burke. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Prishtinës, përmes një njoftimi në faqen zyrtare. Burke te Prishtina vije nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai luan në pozitën e organizatorit dhe është i gjatë 1.93 cm. Dachon Burke është 23-vjeçar.