Përforcohet KB Sigal Prishtina

29 dhjetor 2021 | 14:50

KB Sigal Prishtina është përforcuar me basketbollistin amerikan, Kenny Brown.

Kampionët e shumëfishtë të Kosovës kanë njoftuar zyrtarisht të mërkurën se kanë përforcuar radhët e veta me basketbollistin 189 cm.

Brown te Prishtina vjen nga Hungaria, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Amerikë, Lindje të Mesme dhe Evropë. Te Prishtina e konsiderojnë 30-vjeçarin si ndihmë shtesë të ekipit në rrugëtimin drejt objektivave.

“Kush tha që Babadimri nuk ekziston? SIGAL Prishtina ju a sjellë një “dhuratë” në prag të Vitit të Ri, duke transferuar fundorin amerikan Kenny Brown. Brown i gjatë 189 cm që luan në pozitat një dhe dy ka karrierë të bujshme në Amerikë, Lindje të Mesme, Evropë, ku në Prishtinë vjen direkt nga Rumania. Amerikani 30 vjeçar do të jetë ndihmë shtesë e ekipit për objektivat e klubit në Superligë, Kupë e Balkan League”, thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se rreziku që i kanoset…