Përforcohet KB Trepça

27 dhjetor 2020 | 14:25

KB Trepça po vazhdon me ndryshimet në ekip, pas transferimeve të mëparshme dhe ndërrimit të trajnerit, tani klubi mitrovicas e ka zyrtarizuar edhe një basketbollist të ri.

Fjala është për Staphon Blair, 27-vjeçari u transferua nga ekipi Fukushima. Amerikani regjistroi një mesatare prej 11.2 pikësh, 9 kërcime dhe 0.8 asistime për Fukushiman.

“Pas rezultateve jo të pritshme deri me tani dhe pas ndërrimit të kryetrajnerit, KB Trepça ka nënshkruar me lojtarin e pozitës qendër, Staphon Blair”, thuhet në njoftimin e KB Trepça.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisioni "Shiko Kush Luan" do të vijë mbrëmjen e sotme…