
Përforcohet KB Trepça
29 qershor 2021
| 13:48
KB Trepça është përforcuar me amerikanin Andrew Gordon. Kjo është e bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga skuadra mitrovicase përmes rrjeteve sociale. Gordon luan në pozitën qendër.
“KB Trepça kompleton transferimin e Andrew Gordon. Trepça shton centimetrat duke angazhuar qendrën amerikane Andrew Gordon. Gordon vjen nga Louisiana Tech nga NCAA”, thuhet në njoftimin e KB Trepça.