Përforcohet KB Ylli

16 shtator 2020 | 17:03

Skuadra e basketbollit Golden Eagle Ylli, ka njoftuar për një përforcim bukur të madh që ka bërë sot.

Ekipi therandas ka arritur marrëveshje me basketbollistin Daniel Regis i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e elitës së basketbollit portugez.

Njoftimi i Golden Eagle Ylli:

Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me Daniel Regis për sezonen 2020/2021. Daniel është i gjatë 201 cm dhe luan në pozitën 4/5. Sezonën e kaluar ka qenë pjesë Esgueira në Superligën portugeze, ku për 21 ndeshje ka luajtur me 11 pikë 7 kërcime dhe 1 asistim e 1 bllokadë për ndeshje.

Ai pritet të jetë një ndihmesë e madhe për ekipin tonë për arritjen e objektivave në Superligën e Kosovës dhe Ligën Unike të Basketbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Lirisë së Prizrenit i ka shkruar letër zyrtare…