
Përforcohet KB Ylli
19 shkurt 2021
| 23:08
Golden Eagle Ylli ka transferuar basketbollistin shqiptar, Nikolla Haruni.
Lajmin për transferimin e shqiptarit e ka bërë të ditur klubi përmes rrjetit të tij social, “Facebook”.
Haruni është 21-vjeçar nga Shqipëria, ai është i gjatë 1.98 metra. Ylli njofton se lojtari ka mbërritur në Suharekë dhe do jetë i gatshëm të përzgjidhet nga trajneri që nga dita e nesërme.
21-vjeçari në sezonin e fundit ka regjistruar një mesatare prej 10 pikë, katër kërcime dhe një asistim.
Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të Yllit në rrjetin social, “Facebook”.