Performanca “shpërthyese” e Ronela Hajatit në Izrael, tërheq vëmendjen e prezantueses: Je një diva
Ronela Hajati triumfoi në Festivalin e 60 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar me këngën “Sekret”. E si përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurovision”, këngëtarja e njohur ka nisur turin e saj nëpër vende të ndryshme të botës.
Pas pjesëmarrjes në “Barcelona Eurovision Party” në Spanjë, Hajati ka udhëtuar për në Izrael, ku duket se edhe aty e ka ‘djegur’ skenën me performancën e saj.
Këngëtarja e dashur për publikun ka marrë pjesë në “Israel Calling 2022” bashkë me të tjerë që do të konkurrojnë në “Eurovision”.
Rrjeti është mbushur me video nga performanca “shpërthyese” e Ronelës, e cila tani duket se ka fituar edhe zemrën e publikut të huaj.
Artistja u shfaqe e veshur një palë pantallona elegante ngjyrë blu që i kishte shoqëruar me një crop-top dhe xhaketë po ashtu ngjyrë blu, të plotësuara me detaje të tjera të bardha. Hajati kishte zgjedhur që të vinte me një look të ri, pasi u shfaq me flokë të shkurtra dhe me balluke.
Por jo vetëm kaq, pasi këngëtarja shqiptare duket se ka arritur që të tërheq edhe vëmendjen e prezantueses së eventit.
“O zot i madh, je një diva”, thotë ajo teksa i shkon pranë për ta pyetur për emrin. Më pas ajo i thotë me shaka: “Jam shumë e bukur por nuk kam tru.”, gjë që u menaxhua shumë mirë nga Ronela e cila ia kthen: “Ke tru përderisa ke syze”.