Performancë rekorde në aeroportin ‘Adem Jashari’
Muaji korrik i këtij viti është përmbyllur me performancë rekorde të fluturimeve krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019 e 2020.
Kështu kanë njoftuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” përmes një postimi në ‘Facebook’.
Në njoftim thuhet se ANP “Adem Jashari” pati performancë rekorde, ku edhe falënderuan udhëtarët që shfrytëzuan shërbimet e tyre.
Njoftimi i plotë:
Performancë rekorde në ANP ‘Adem Jashari’
Muaji Korrik 2021 është përmbyllë me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019 përderisa në Korrik 2020 ishte me humbje prej 68.39%.
Korrik 2019 kishte 280 013 udhëtarë
Korrik 2020 kishte 88 607 udhëtarë
Korrik 2021 janë 340 446 udhëtarë
Sa i përket muajit Gusht, vetëm në javën e parë janë realizuar 661 fluturime me një nr. udhëtarësh prej 104 256
Ne falenderojmë bashkëatdhetarët tanë dhe të gjithë udhëtarët që kanë shfrytëzuar shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA.