![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/IMG_20210811_101018.jpg)
Përfshihet nga flakët autobusi me pushues nga Kosova në Himarë
11 gusht 2021
| 10:12
Një autobus është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Ilias të Himarës.
Autobusi ka qenë me turist nga Kosova, ndërkohë që drejtuesi i autobusit ka vënë re flakë në motor dhe është ndalur duke zbritur dhe pasagjerët të cilët nuk kanë marrë lëndime, raporton TCh.
Janë njoftuar punonjësit e zjarrfikëseve të cilët kanë mundur të fikin zjarrin në motorin e mjetit.
Kanë qenë rreth 25 kosovarë me banim në Kosovë dhe po shkonin në drejtim të Sarandës.