Përfshihet nga zjarri ish-fabrika e qelqit në Kavajë
12 korrik 2022
| 15:15
Ish-fabrika e qelqit në Kavajë është përfshirë nga flakët këtë të martë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar pasi një qytetar i vuri flakën disa mbeturinave, po gjithçka ka dalë jashtë kontrollit dhe flakët janë përhapur me shpejtësi.
Zjarri ka vënë në rrezik edhe banesat që ndodhen pranë ish-fabrikës. Në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse të Kavajës për të vënë nën kontroll zjarrin, ndërsa është kërkuar ndihmë dhe nga zjarrfikësit e qyteteve fqinje. /TCh/