Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë Kosovë, nuk ka të lënduar
22 gusht 2024
| 14:03
Një banesë në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së enjtes.
Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.
Për fat të mirë, asnjë person nuk është lënduar, dhe zjarri është shuar në kohë rekord.
“Në ora 08:30, kemi pranuar informatën për zjarr në banesë. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, një dhomë e një banese ishte përfshirë nga zjarri. Për kohë shumë të shkurtë zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar. Hyrja e objektit ishte mbushur me tym. Sipas informacioneve nuk ka njerëz të lënduar”, tha Gashi.