Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Rahovec

21 janar 2025 | 10:34

Sot në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga zjarri një fabrikë e plastikës në fshatin Bellacerkë të Rahovecit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj, i cili tha se rasti ka ndodhur sot rreth orës 6 të mëngjesit, ku pas njoftimit në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore, të pasuara nga ekipi i zjarrfikësve të cilët aktualisht janë të angazhuar në shuarjen e zjarrit.

Elezaj gjithashtu bëri të ditur se nuk raportohet për dëme në njerëz, teksa në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është inicuar si “zjarrvënie”.

“Reth orrës 05:50 të mëngjesit, një zjarr ka përfshirë një fabrikë plastike në fshatin Bellacerkë-Rahovec. Njësitë policore përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë aktualisht të angazhuar në shuarjen e zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është inicuar rast “zjarrvënie”, tha Elezaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Lentii” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me nr.…