Përfshihet nga zjarri një shtëpi në fshatin Çitak
11 janar 2018
| 16:10
Një shtëpi në fshatin Çitak të komunës së Skenderajt është përfshirë nga zjarri.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Ibush Hetemi, kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta parë situatën nga afër dhe për të biseduar për gjendjen e kësaj familje.
Shtëpia është në pronësi të Florim Çitakut. Shkaktari i zjarrit dyshohet të jetë faktori njeri.