“Përfshirja e VV-së në zgjedhjet e RMV-së, aventurë e rrezikshme”
Analisti politik, Sefer Selimi, e ka quajtur aventurë të rrezikshme përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, kjo përfshirje sjell rreziqe për shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut si dhe për raportet e këtij shteti me Kosovën.
Kështu ka thënë ai në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine duke shtuar se kjo do ta hapë Kutinë e Pandorës.
“Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një mbështetje ndaj koalicionit, por kemi të bëjmë me një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut dhe kjo është një aventurë mjaftë e rrezikshme që sjell më tepër rreziqe jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe për relacionet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, por madje edhe në të gjithë rajonin”, ka thënë Selmimi.