Përfundimi i samitit, Zelensky drekon në Tiranë me Edi Ramën dhe Vjosa Osmanin
Pas përfundimit të Samitit Ukrainë-Europë Juglindore në Tiranë, presidenti ukrainas Zelensky, kryeministri Rama, presidentja Osmani dhe liderët e tjerë që ishin të pranishëm sot në Pallatin e Kongreseve drekuan në restorantin e njohur në kryeqytet “Padam”.
Zelensky dhe liderët e tjerë të Europës Juglindore u pritën nga shefi i restorantit, Fundim Gjepali, i cili publikoi në Instagram foto nga takimi i tij me Zelenskyn.
Në samit sot ishte i pranishëm edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, aleat i presidentit rus Vladimir Putin. Nuk ka informacion nëse Vuçiç drekoi sot në Tiranë me Zelenskyn, Ramën dhe Vjosa Osmanin.
Gjithashtu sot në Samit morën pjesë: Kryetarja e Këshillit të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristok, presidentja e Moldavisë Maia Sandu, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryeministri kroat, Andrej Plenkovic dhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.