Përfundoi aventura e Alijit në Rumani
Aventura në Rumani zgjat vetëm 1 muaj, Dinamo e Bukureshtit largon mbrojtësin e Kombëtares
Ka zgjatur vetëm një muaj aventura e Naser Alijit te rumunët e Dimanos së Bukureshtit.
Palët kanë ndërprerë bashkëpunimin, për shkak të problemeve fizike që mbrojtësi shqiptar kishte shfaqur kohët e fundit dhe klubi nuk e priste riaftësimin e plot të tij. Mbrojtësi është kthyer në Zvicër. Këtë gjë e konfirmon dhe trajneri Mirçea Redniç.
“Ai ka disa probleme fizike dhe kemi ndërprerë marrëdhënien me të. Aliji është kthyer në Zvicër ku do të përpiqet të zgjidhe këto situatë. E kemi lënë të flasim përsëri në janar nëse dhe mund të kthehet nëse do të ketë zgjidhur këto probleme. Nuk na ka kushtuar asgjë afrimi i tij, vetëm disa bileta avioni e shpenzime minimale, kontrata u anulua pa probleme”, ka thënë trajneri Redniç.