Përfundoi Beerfest Kosova 2024, festivali që solli super atmosferë në Prishtinë
Mbrëmë (e hëne) përfundoi Beerfest Kosova 2024, ku për katër natë radhazi solli argëtim dhe atmosferë të jashtëzakonshme për mijëra vizitorë. Në mesin e vizitorëve pati edhe turistë nga vende të ndryshme të botës të cilat sipas organizatoreve u mahnitën nga pritja dhe organizimi.
Gjatë këtyre netëve të festivalit për argëtimin e të pranishmëve u kujdesën disa bende dhe artistë të mirënjohur siç janë: Burak Yeter, Stealth & Vinz (Hellbanianz), Yll Limani, Geasy, Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Kida, Buta, Ardi dhe Mirdoni, Diona Fiona, Grupi 403, Blerando, La Fazani, Gillespie, Zwada, Haliband dhe Dj Biggby.
Sikurse edhe në edicionet e kaluara, Beerfest Kosova ju dha hapësirë edhe disa artistëve të rinj Redon Berani, Young Arti, Leyla, etj.
Festivali ofroi laramani aktivitetesh për të gjithë vizitorët, duke përfshirë degustimin e birrave të shumta një kënd ushqimi dhe pije jo alkoolike, si dhe surpriza tjera të shumta.
Ky edicion u zhvillua ne partneritet me: AMC Corporation, Modus Events, PR Solutions, Tenda3, Besa Security, Zahiri dhe Polica e Kosovës.
Adhuruesit e futbollit qe ishin ne beerfest patën mundësinë të shohin edhe finalen e madhe te UEFA EURO 2024, mundësuar nga Transmetuesi Zyrtar ArtMotion.
Këtë edicion e veçoi skena gjigante, programi artistik i jashtezakonshem dhe organizimi i nivelit ma te larte!
Zëdhënësja, Zeka paralajmëroi se risitë për edicionin e radhës janë ndryshimi i lokacionit si dhe ndryshimi i konceptit të festivalit në diçka më ndryshe se edicionet e fundit.